English

Projektet bërthamore, qeveria bind Agjencinë Ndërkombëtare se i ka kushtet

Tiranë, 19 maj, NOA – Në kuadrin e planifikimit të projekteve në fushën e energjisë bërthamore, Shqipëria duhet të bindë së pari Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se do të zbatojë të gjitha garancitë e duhura në kuadrin e zbatimit të tyre.

E pikërisht për këtë, qeveria shqiptare ka hartuar një projektligj të posaçëm, i cili parashikon hartimin e një marrëveshje me këtë organizëm për ta bindur atë se ne do të garantojmë korrektësi në zbatimin e planeve bërthamore në të ardhmen.

Konkretisht, ai mban titullin “Për ratifikimin e protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë”, dhe iu kalua sot nga Këshilli i Ministrave për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE