English

Protestat në Bangkok, shënohen sërish të vrarë dhe të plagosur

Bangkok, 19 maj, NOA – Në protestat e Bangkokut, janë shënuar sërish të vrarë dhe të plagosur, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën e nxehtë që ekziston prej disa ditësh në këtë vend të Lindjes së Largët.

Kështu, viktimat mësohet se janë shënuar sërish si rezultat i ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestën e opozitës në Tajlandë.

Trupat qeveritare arritën që të prishën barrikadat e krijuara prej bambuje nga protestuesit e opozitës, me qëllim shpërndarjen e tyre.

Mediat vendase raportojnë se është përdorur edhe gaz lotsjellës dhe se ka pasur të shtëna në ajër, gjë e cila i ka vërsulur edhe më keq palët mes njëra-tjetrës.

Bilanci i protestave të cilat prej mëse një jave po vazhdojnë në Tajlandë, deri tani numëron 40 persona të vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

n.e/NOA

KOMENTE