English

Qeveria, fond për dëmshpërblimin financiar të ish-të përndjekurve

Tiranë, 19 maj, NOA – Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme të tij, miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, sipas një liste përkatëse.

Kështu, me anë të këtij vendimi qeveritar, parashikohet që masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

Ndër të tjera, parashikohet se “shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë dhe se pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë”.

n.e/NOA

KOMENTE