English

Rama Deklaron Mbylljen E Greves Së Urise

TIRANE, 19 Maj /ATSH/-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot rreth orës 20.50 ndërprerjen e protestës dhe grevës së urisë, nisur më shumë se dy javë më parë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në ditën e 19-të të protestës, Rama, bëri publike gjetjen e zgjedhjes dhe mbylljen e grevës së urisë. Duke i bërë të ditur simpatizantëve përfundimin e grevës së urisë, Rama shprehu mirënjohjen për të gjithë mbështetësit. Ai u shpreh se "kemi jetuar momente të ndryshme ku ëndrrat janë derdhur në këtë bulevard për trasnparencën e zgjedhjeve për një Shqipëri më të drejtë dhe të zhvilluar ekonomikisht". Kreu i opozitës theksoi se "kjo është rruga e vështirë e transparencës, e një kapërcimi historik nga kapitulli raskapitës i zgjedhjeve të manipuluara, në rrugën e Shqipërisë drejt Europës". Rama shprehu vullnetin për gjetjen e zgjidhjes dhe realzimin e transparencës. "Nesër përfaqësuesit më të lartë të majtës dhe të djathtës europiane me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar presin në tryezë të dyja palët për të kërkuar zgjhidhjen dhe për ti hapur rrugën transparencës, por edhe sfidave të integrimit", deklaroi Rama. Protesta e opozitës nisi në pasditen e datës 30 prillit, ditë kur 21 deputetë dhe rreth 180 simpatizatë të PS-së hynë në një grevë urie të vendosur në çadrat përballë kryeministrisë. /f.n/
KOMENTE