Tiranë, 19 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar sot nga mazhoranca nisjen e dialogut për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar në vend.
Ai ka theksuar se vjedhja e votave u vërtetua dhe pa hapur kutitë e votimeve, nga sjellja e mazhorancës. “Bej apel për hapjen e rrugës së dialogut nga kjo qeveri, e përsëris këtë apel edhe sot në ditën ë 19 të protestës sonë me anë të grevës së urisë”, tha Kryetari i Partisë Socialiste.
Deklarata e kreut të PS-së u bë sot gjatë vizitës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku vizitoi grevistët e shtruar gjatë orëve të fundit.
“Gënjeshtra e 28 qershorit është e vërtetuar edhe pa hapur kutitë. Unë i bëj thirrje kësaj qeverise që të hapë rrugën e dialogut”, u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke lënë të kuptohet edhe një tërheqje të opozitës nga kërkesa për hapjen e kutive.
m.xh/NOA