Moskë, 19 maj, NOA - Zyrtarët rusë të aviacionit kanë thënë se persona që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit ishin të pranishëm në kabinën e pilotit të aeroplanit qeveritar polak. Aeroplani u rrëzua në Rusi, në muajin prill, duke shkaktuar vdekjen e presidentit polak, bashkëshortes së tij dhe 94 zyrtarëve të lartë të Polonisë.
Kryetarja e Komitetit Ndërshtetëror që po merret me hetimin, Tatjana Anodina, tha se është identifikuar zëri i një prej “individëve që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit” e që gjendeshin në kabinën e pilotit.
Ajo shtoi se nuk ka asnjë prove që të flasë për “sulm terrorist, shpërthim, zjarr apo dështim të ndonjë pajisje” përpara rrëzimit.
Megjithatë hijet e dyshimeve për rrëzimin e avionit nuk kanë munguar që në ditët e para.
m.xh/NOA