English

Ruli: Politikat E Qeverisë Dhe Mbështetja E Donatorëve Po Nxit Standardizimin E Bujqësisë

TIRANE, 19 Maj /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, theksoi sot në konferencën "Strategjitë dhe nevojat sektoriale të Shqipërisë në optikën e aderimit në KE", se politikat bujqësore të qeverisë dhe projektet e financuara nga donatorët, po mbështesin fermerin dhe përmirësojnë ndjeshëm progresin e këtij sektori. Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, ministri Ruli prezantoi politikat dhe nismat që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke u shprehur se "bujqësia vlerësohet si një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare, ku është e punësuar rreth 50% e popullsisë dhe jep rreth 1/5 e PBB". Ministri Ruli bëri prezent përpara një audience të gjerë ekspertësh dhe donatorësh që zbatojnë projektet e tyre në vendin tonë, situatën në sektorin e blegtorisë, agroindustrisë dhe sigurisë ushqimore, të cilat synojnë të arrijnë standardet dhe konkurrueshmëri në tregjet evropiane./e.xh/s.s./
KOMENTE