English

Rusi - Përjashtohen Terrorizmi Dhe Problemet Teknike Në Rrëzimin E Avionit Presidencial Polak

MOSKË, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Komiteti ndërshtetëror për aviacionin ka përjashtuar sulmet terroriste, shpërthime, zjarr ose probleme teknike gjatë rrëzimit më 10 prill të avionit presidencial Tupolev 154, që shkaktoi vdekjen e presidentit polak Lech Kaczynski dhe të 95 pasagjerëve të tjerë që ishin nisur drejt Katinit ku do të bënin homazhe për viktimat polake të masakrës staliniane të vitit 1940, njoftoi presidentja e të njëjtit komitet, Tatiana Anodina. Anodiana deklaroi se të gjitha sistemet e avionit funksiononin normalisht dhe se ekuipazhi ishte informuar për kushtet e këqija të motit dhe për aeroportet e tjera rezervë. Komiteti arriti edhe në përfundimin se në ekuipazhin e avionit ndodheshin edhe dy shtetas të huaj. /e.v/
KOMENTE