Itali, 19 Maj NOA – Pas largimit të Delnerit nga ekipi i Sampdorias, tashmë drejtuesit e skuadrës janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Me sa duket idetë e tyre janë të qarta, pasi është folur se tepërmi se do të jetë tekniku aktual i Chievos, Di Carlo, i cili do të zëvendësojë Delnerin.
Sampdoria kërkon të shpejtojë këtë tratativë pasi me kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve kërkohet që trajneri i skuadrës të gjendet sa më parë.
Në rast se me Di Carlon nuk do të arrihej një marrëveshje, atëherë alternativa tjetër e skuadrës mban emrin e Mihajloviç, i cili duhet thënë se ka zhvilluar një sezon fantastik në radhët e Catanias.
r.b/NOA