English

Seks për 5 mijë lekë në “Don Bosko”, arrestohet tutoria 24 vjeçare

Tiranë, 19 maj, NOA – Shfrytëzimi i minoreneve për prostitucion nuk bëhet vetëm nga meshkujt, por edhe nga gratë. Një rast i ‘veçantë’ të shfrytëzimit të një adoleshenteje për prostitucion është zbuluar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për një 24 vjeçare nga Tiranë e cila shfrytëzonte një 17 vjeçare duke i gjetur klientët. Sipas policisë tutoria quhet, Orjana Skënder Këllezi, 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa vajza 17 vjeçare ka inicialet B.Q dhe është nga Tirana.

Arrestimi Orjana Këllezit, u bë mbrëmjen e djeshme bashkë me 17 vjeçaren, e cila u kap në flagrancë në ambientet e një hoteli të ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Sipas policisë 17 vjeçarja u kap në flagrancë “duke kryer marrëdhënie seksuale, kundrejt shumës së parave prej 5 000 lekësh”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: "5 000 lekë, 4 telefona celular dhe sende te tjera". Dy vajzat do të ndiqen penalisht për veprën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucion”.

m.xh/NOA

KOMENTE