English

SHBA i paraqet OBK-së, rezolutë me sanksione kundër Iranit

Uashington, 19 maj, NOA – Sanksione të fuqishme si kufizimet mbi importin e armëve konvencionale, kufizimet për aktivitetet e raketave ndërkontinentale dhe ndalimin e udhëtimit apo ngrirja e pasurive për disa pjesëtarë të fuqishëm të Korpusit të Gardës Revolucionare.

Që të gjitha këso masa ndëshkuese janë parashikuar në rezolutën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prezantuar Organizatës së kombeve të Bashkuara, kundër Iranit, duke përfshirë brenda saj edhe kontrollin mbi anijet e mallrave në portet detare dhe në det të hapur, duke u kërkuar shteteve që të kontrollojnë çdo anije që mendohet se mund të jetë duke transportuar ngarkesa të ndaluara dhe të konfiskojë ngarkesën si dhe ta zhdukë atë.

E propozuar nga ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, ajo ka pohuar se synimi i rezolutës është i dyfishtë, ku së pari synohet shtimi i kostos e udhëheqjes iraniane për sfidimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar.

Sikundër, synohet edhe fakti ti mbushur mendjen Iranit se është në interesin e tij për të zgjidhur në rrugë paqësore shqetësimet rreth programit të tij bërthamor.

n.e/NOA

KOMENTE