Shba-Ja Dënon Dhunën E Manifestuesve Në Tajlandë
UASHINGTON, 19 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja dënoi sot dhunën e kryer nga manifestuesit kundër qeverisë tajlandeze.
"Ne jemi shumë të shqetësuar të shohim që mbështetësit e këmishëkuqve kanë kryer akte kriminale duke shkaktuar dëme në infrastrukturat elektrike dhe media dhe duke sulmuar gazetarët'', deklaroi një zëdhënës i departamentit të shtetit, Gordon Duguid.
Duguid u kërkoi drejtuesve të këmishëkuqve dhe mbështetësve të tyre t'i japin fund këtyre veprimi të dhunshme./
/ec/ a.jor.