English

Shba - Usgs: Tërmet Me Magnitudë 6.0 Ballë Në Veri Të Perusë

UASHINGTON, 19 maj /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi një rajon në veri të Perusë orët e para të mëngjesit të sotëm, njoftoi pak më parë Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeologjik, USGS, por pa dhënë ndonjë alarm për cunami. Tërmeti ndodhi rreth orës 04:15 GMT, afërsisht 131 kilometra në veri-veriperëndim të lokalitetit Moyobamba, në një thellësi prej 125 kilometrash. Nuk ka informacione të menjëhershme për viktima eventuale apo dëme të mëdha./ /i.p/
KOMENTE