Shënim - Ekon - Merkel: Nëse Falimenton Euroja, Atëhere Falimenton Edhe Evropa
BERLIN, 19 maj /ATSH-MIA/ - Nëse falimenton euroja, atëherë do të falimentojë edhe Evropa, paralajmëroi sot në një mënyrë dramatike kancelarja gjermane, Angela Merkel në një deklaratë qeveritare, që hasi në kritika dhe dënime nga partitë politike opozitare gjermane.
Duke theksuar se Evropa ndodhet para testit, ndër më të mëdhenjtë në dekadën e fundit, Merkel deklaroi se ''unioni monetar, në të vërtetë, është shoqatë që po përjeton të njëjtin fat në këtë krizë të thellë''.
''Kjo krizë duhet me çdo kusht të tejkalohet'', theksoi Merkel.
"Bëhet fjalë, as më shumë e as më pak, për ruajtjen e idesë evropiane", tha kancelarja duke paralajmëruar kontroll të përforcuar në rregullimin e tregut financiar, e madje edhe mundësi, në ka nevojë, në ndërmarrjen e hapave edhe pa pëlqimin ndërkombëtar.
''Hapa të këtillë mund të realizohen vetëm nëse nuk i shkaktohet dëm Gjermanisë'', deklaroi Merkel.
Deputetët e Bundestagut, sipas të gjitha gjasave, të premten do të vendosin për ligjin për shpëtimin e euros, projektin e të cilit qeveria gjermane e miratoi para disa ditësh.
Me projektin e këtij ligji përcaktohet pjesëmarrja gjermane me 148 miliardë euro në shumën e përgjithshme, të parashikuar prej 750 miliardë euro, për shpëtimin e euros.
Për këtë dokument është i domosdoshëm miratimi nga dy dhomat e parlamentit./
a.jor.