English

Shkon në 65 numri i grevistëve që kanë lënë grevën

Tiranë, 19 maj, NOA – Numri i grevistëve që janë larguar nga çadrat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas 19 ditësh në grevë urie ka arritur në 65. Gjatë ditës së sotme ka qenë dhe fluksi më i madh i largimeve. Vetëm gjatë orëve të fundit janë dërguar tre grevistë në spital. Më i fundit është Robert Lili, 40 vjeç nga Elbasani.

Sipas njoftimit të Partisë Socialiste ai është detyruar të ndërpresë grevën pas gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ndërkohë më parë u largua dhe Armand Xhafa, 27 vjeç nga Tirana, Ndërsa gjatë natës dy grevistë të tjerë janë dërguar për në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore.

Është larguar pak pas mesnate edhe Anila Batalli, një qytetare nga Elbasani, si dhe Eltar Deda, deputet socialist i qarkut të Vlorës.

m.xh/NOA

KOMENTE