Tiranë, 19 maj, NOA - Një tjetër grevist ka lënë pak minuta më parë grevën e urisë. Bëhet fjalë për Adrian Prifti nga Lushnja, 45 vjeç.
Me largimin e tij, numri i grevistëve që lënë grevën pas përkeqësimit të gjendjes, shkon në 66-të.
Dita e sotme shendon dhe fluksin më të madh të grevistëve që janë larguar nga çadrat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Më parë u largua dhe Armand Xhafa, 27 vjeç nga Tirana, Ndërsa gjatë natës dy grevistë të tjerë janë dërguar për në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore. Është larguar pak pas mesnate Anila Batalli, një qytetare nga Elbasani dhe Eltar Deda, deputet i qarkut të Vlorës.
m.xh/NOA