Shtëpia E Bardhë E Shqetësuar Nga Atentatet Terroriste ''Me Rreze Të Vogël Goditëse''
UASHINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ - Këshilltari i presidentit amerikan, Barack Obama për Sigurinë e Brendshme, John Brennan, deklaroi sot ''shqetësime'' lidhur me atentatet terroriste me një shkallë të vogël goditjeje, aktualisht që al-Kaida është dobësuar.
''Rasti i Najibullah Zazi, i riu afgan i akuzuar për organizimin e një atentati kundër metrosë së Nju Jorkut në shtator të vitit 2009 dhe Faisal Shahzad, shtetas amerikan që supozohej që kishte vendosur një autobombë në sheshin ''Times Square'', janë përpjekje për të organizuar sulme me shkallë të vogël goditjeje", deklaroi Brennan, gjatë një konference për sigurie të organizuar nga qendra 'Nixon', në Uashington.
"Dhe këto përbëjnë një shqetësim të madh aktualisht", u shpreh ai.
Ai rikujtoi gjithashtu se njësitet e reja hetuese të specializuara për antiterrorizmin dhe të lëvizshme në të gjithë territorin amerikan po ashtu edhe jashtë vendit, të cilat u themeluan me kërkesë të presidentit Obama, ndodheshin në terren dhe ishin operative "që prej 6-7 muajsh".
Këto njësite duket qartë se janë përdorur për të marrë në pyetje Faisal Shahzad, të arrestuar në fillim të majit, si dhe të dyshuar të tjerë edhe jashtë SHBA-së, deklaroi ai pa shtuar hollësi të tjera./
/i.p/