Spanjë - Del Nga Shinat Një Tren Në Majorka, 30 Të Lënduar
MADRID, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Dalja nga shinat e një treni në Majorka mëngjesin e sotëm ka shkaktuar 30 të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, njofton shtypi spanjoll.
Incidenti u shkaktua nga s'postimi i një pllake betoni e gjerë tre metra pranë stacionit të Sineut.
Sipas botimit elektronik të El Mundo, që citon burime të zjarrfikësve, fakti se treni po udhëtonte me shpejtësi të ulët evitoi një tragjedi të madhe. Pjesa më e madhe e të lënduarve kanë pësuar vetëm shembje. Vetëm makinisti dhe një pasagjer konsiderohen në kushte serioze.
S'postimi i pllakës së betonit mund të jetë provokuar, sipas hipotezave të para, nga shirat e dendur të ditëve të fundit. Trafiku në linjën Manacor-Inca është ndërprerë.
/e.v/