Sport-Basketboll/ Tirana Shpallet Kampione E Shqipërisë
TIRANË, 19 Maj /ATSH - Gjergji Mima/ - Tirana u shpall mbrëmë kampione në basketboll për meshkuj, pasi mposhti 87-84 skuadrën e Studentit në Pallatin e Sportit, "Asllan Rusi".
Kjo ishte ndeshja e tretë finale që Tirana fiton ndaj Studentit. Në ndeshjene parë ekipi Tiranës fitoi 79-71, ndërsa në takimin e dytë fitoi me shifrat 87-67.
Tirana u shpall kampione për të tretin vit radhazi dhe kapiteni i saj Erkand Karaj ngriti lart kupën e dhënë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.
Trajneri i Tiranës, Roland Avrami u shpreh se, "ky është viti i tretë radhazi që shpallemi kampionë të Shqipërisë dhe njëkohësisht nga kampionati i edicionit 2007-2008, jemi fitues të të gjithë trofeve zyrtarë të vendosur nga FSHB-ja"./n.m/