Sport-Superliga/ Daniel Xhafaj Fiton 'Këpucën E Artë" Në Kampionatin 2009-2010
- Sulmuesi i Besës realizoi 18 gola në Kampionatin e 71-të Kombëtar-
TIRANË, 19 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Sulmuesi vlonjat i skuadrës së Besës, Daniel Xhafaj fitoi "Këpucën e artë" të sezonit 2009-2010.
Sulmuesi i ekipit kavajas realizoi 18 gola në Kampionatin e 71-të Kombëtar, duke lënë pas serbin Mlladen Bërkiç të Apolonisë, që shënoi 15 gola, Elis Bakajn e Dinamos që shënoi 15 gola, Migen Memellin e Flamurtarit që shënoi 15 gola dhe Arlind Norën e Laçit që shënoi 14 gola.
Xhafaj shënoi dy gola në javën e parë kundër Vllaznisë dhe e mbylli me një gol në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Dinamos. /k.sh/