Tajlandë - Evakuohen Të Gjithë Punonjësit E Televizionit "Channel3"
BANGKOK, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Janë evakuuar me sukses të gjithë punonjësit e televizionit Channel 3, rreth 100, të cilët ishin bllokuar në ambientet kryesore të televizionit që u sulmua nga manifestuesit. Një pjesë e godinës u përfshi edhe nga flakët.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti televiziv vendas TAN, që thekson se punonjësit u evakuuan me helikopterë.
/e.v/