Tajlandë - Forcat E Rendit Autorizohen Të Qëllojnë Menjëherë Në Rast Trazirash
BANGKOK, 19 maj /ATSH-AFP/ - Trupat e zgjedhur të forcave tajlandeze të rendit kanë autorizimin "të qëllojnë menjëherë" mbi çdo person që është duke ndezur zjarre ose duke bërë vjedhje në kampin e tërhequr të "këmishëkuqve", njoftoi një zëdhënës i policisë.
Policia e Bangkokut ka dislokuar 1 000 anëtarë të forcës së ndërhyrjes së shpejtë dhe nëse manifestuesit shihen të plaçkisin, të ndezin zjarre ose të shkaktojnë trazira, policia është autorizuar të qëllojë menjëherë", njoftoi zëdhënësi i policisë, gjenerali Piya Uthayo.
Një operacion i gjerë i forcave të rendit filloi sot në mëngjes kundër bazës së "këmishëkuqve", të cilët kërkojnë që prej më tepër se dy muajve dorëheqjen e kryeministrit Abhisit Vejjajiva.
/I.Pu.