Tajlandë - Kryeministri Premton Vendosjen E Paqes Në Vend
BANGKOK, 19 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri tajlandez, Abhisit Vejjajiva premtoi sot të vendosë paqen në vend, pas një operacioni ushtarak që mundësoi shpërndarjen e manifestimit të këmishëkuqve.
"Unë dua që njerëzit të kenë besim në faktin se qeveria ime dhe të gjithë zyrtarët janë të vendosur ta kalojnë këtë krizë'', deklaroi ai në një intervistë për televizionin.
"Ne do të vendosim paqen në vend'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.