Times Square - Zhvillohet Seanca E Parë Me Të Dyshuarin Për Atentatin E Dështuar
UASHINGTON, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Faisal Shahzad, qytetari pakistanez me nënshtetësi amerikane i cili dyshohet për atentatin e dështuar të Times Square, është paraqitur për herë të parë sot në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjykatësi i Nju Jork, James Francis, urdhëroi që i dyshuari të mbahet nën arrest pa mundësinë e lirimit me kusht.
Shahzad, i cili mbrohet nga avokatja Julia Gatto, shfaqi shenja bashkëpunimi, i buzëqeshi avokates së tij dhe ndoqi udhëzimet e dhëna nga kjo e fundit.
/e.v/