English

Toçi: Spoti i PD kundër grevës është sjellje fashiste

Tiranë, 19 maj, NOA – Partia Socialiste ka reaguar sot për reklamën televizive ku denoncohet protesta e PS-së dhe pagimi i protestuesve nga drejtuesit dhe organizatorët e Partisë Socialiste.

Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, u shpreh se ky spot televiziv që po transmetohet në Televizionin Publik Shqiptarë dhe media të tjera “është fashist”, pasi përpiqet të denigrojë grevën dhe protestën e opozitës.

Topi akuzoi ideatorët e këtij spoti se kanë marrë para nga Partia Demokratike dhe nga qeveria. Ndërsa shtoi se dhe pamjet janë servirura nga qeveria, pasi janë filmuar nga tarraca e godinës së Kryeministrisë.

“Ligji ndalon përdorimin e çdo lloj materiali që godet njerëz apo forca të veçnata politike”, u shpreh Toçi, duke kërkuar ndërhyrjen e KKRT-së për të ndaluar publikimin e tij në media.

m.xh/NOA

KOMENTE