Tiranë, 19 Maj 2010 NOA – Arrihet kompromis, mbyllet greva e urisë së opozitës. Lajmi nuk është zyrtar por burime si nga opozita dhe nga mazhoranca bëjnë me dije se është arritur një marrëveshje paraprake për bisedime Rama-Berisha, jashtë Shqipërisë, me ndërmjetësim dhe përkujdesje nga zyrtarë të Bashkimit Evropian. Burimet nga PS dhe PD i thanë agjencisë NOA se ditët në vazhdim pritet që Rama dhe Berisha të udhëtojnë në drejtim të selisë evropiane për të folur mbi një kompromis të qartë. Pritet pas pak minutash të shpallet zyrtarisht ky pohim dhe hapat e mëtejshëm, ende kreu socialist Edi Rama nuk po del para protestuesve.
NOA do të informojë në kohë reale.
Vijon...