English

Vlore: Permiresohen Kushtet E Motit Dhe Te Lundrimit

VLORË, 19 maj/ATSH-H.Koçi/.- Kushtet e motit dhe të lundrimit sot në gjirin detar të Vlorës do të përmirësohen ndjeshëm krahasuar me ditët paraardhëse. Rritja e presionit atmosferik dhe ndryshimi i drejtimit të erës, do të bëjnë që moti të jetë i kthjellët, veçanërisht në pjesën e parë të ditës dhe me zhvillime të pakta resh. Gjithashtu, do të ketë edhe një rritje të lehtë të temperaturave, të cilat gjatë ditëve të kaluara shënuan një ulje të ndjeshme. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celsius dhe ato minimale në 12-14 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE