English

Ambasada e SHBA: Mirëpresim nismën evropiane për takim Rama-Berisha

English Version (Subscribers Only)

Tiranë, 20 Maj 2010 NOA – “Mirëpresim nismën e BE-së dhe Parlamentit Europian për të organizuar një takim të udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë sonte në Strasburg”.

Deklarata u bë para pak minutash nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila reagoi mbi nismën për dialog dhe udhëtimin në Strasburg të Ramës e Berishës, pas mbylljes së grevës së urisë.

“Nxisim të dyja palët që të shfrytëzojnë këtë mundësi në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut dhe për të arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur.

Koha për marrëveshje është sot”, - vijon deklarata për shtyp.

Kurse në fund, vlerësohet: “Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës politike dhe që Shqipëria t’i kthehet përqendrimit tek axhenda e saj euro-atlantike”.

r.n/NOA

KOMENTE