English

Amc Hedh Ne Treg Oferta Të Reja Për Abonentët

TIRANE 20 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Kompania e telefonisë celulare AMC sjell në treg oferta te reja për abonentët What's Up duke iu ofruar më shumë mundësi komunikimi. Burime të AMC bëjnë të ditur se "oferta e re e What's Up mundëson për të gjithë pjesëtarët e grupit 2000 minuta kohë bisedë, 2000 SMS, 100 MB internet falas si edhe Zlango pa kufij kundrejt të gjithë numrave What's Up". Oferta e re që aktivizohet menjëherë dhe abonentët mund ta përfitojnë deri dy herë në muaj. E gjithë oferta kushton vetëm 700 lekë (TVSH të përfshirë), duke siguruar kështu komunikim të plotë nga celulari, me të gjitha mënyrat e dëshiruara. Për grupin What's Up vazhdon dhe oferta ekzistuese "What's Up 2000 minuta", ku për 500 lekë (përfshirë TVSH) përfitohen 2000 minuta kohë bisede. "What's Up" është komuniteti më i madh rinor dhe AMC u ofron një larmi mundësish për komunikim dhe për të mbajtur lidhjet me miqtë./n.m/
KOMENTE