English

Axhenda Ndërkombëtare 20 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë pas operacionit të ndërmarrë nga policia kundër kampit të këmishëkuqve ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën nëntë persona. BERLIN/FRANKFURT/ATHINË/MADRID/PARIS - Monitorimi i euros dhe tregjeve evropiane tronditur dje nga vendimi i Gjermanisë për të ndaluar disa produkte financiare spekulative, ndërkohë që Greqia dhe Spanja mobilizohen kundër planeve shtrënguese. BERLIN - Kancelarja gjermane Angela Merkel mban një fjalim në një konferencë shtypi për rregullimin e tregjeve financiar që do të hapet nga ministri gjerman i Finacave, Wolfgang Schauble dhe komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, Michel Barnier. - ATHINË - Zhvillohet greva e katërt e përgjithshme që prej muajit shkurt dhe manifestime në qytetet e mëdha për të protestuar kundër planit shtrëngues të qeverisë. - MADRID - Këshilli i Ministrave miraton planin shtrëngues ekonomik. - PARIS - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy drejton një konferencë mbi deficitet. TË TJERA --------------- TEHERAN - Monitorimi i çështjes bërthamore. Teherani reagoi dje kundër kërcënimit për vendosjen e sanksioneve nga OKB. KANË (Francë) - Vazhdon festivali i Kanës me projektimin e filmit të fundit të britanikut Ken Loach, "Route Irish", dhe filmit të vetëm amerikan në kompeticion për palmën e artë "Fair game", nga Doug Liman. PARIS - Kryeministri i ri britanik zhvillon në Paris vizitën e tij të parë jashtë vendit ku do të takohet me presidentin francez, Nicolas Sarkozy. JERUSALEM - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu pret të dërguarin amerikan, George Mitchell në kuadër të bisedimeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve nën drejtimin e SHBA-së. LONDËR - Kryeministri konservator, David Cameron dhe zëvendëskryeministri liberaldemokrat, Nick Clegg zbulojnë detajet për marrëveshjen e tyre të koalicionit. UASHINGTON - Presidenti meksikan, Felipe Calderon zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA. BISHKEK - Manifestime para ambasadës amerikane, ruse dhe kazake në Bishkek, kryeqytet i Kirgistanit për të kërkuar ekstradimin e presidentit të dështuar, Kourmanbek Bakiev./ /ec/ a.jor.
KOMENTE