Axhenda Për Ditën E Enjte, 20 Maj
- Me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partive Socialiste Europiane në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë sonte në një darkë që shtrohet për të dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në Strasburg, në të cilën do të diskutohet mbi rrugët dhe mënyrat për t'i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri.
Ora 09.30-Në Hotel 'Rogner' organizohet Konferenca "Sfida per përmirësimin e shërbimit spitalor".
Ora 10.00 -Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit në Kryeministri.
Ora 11.00 - Kryeministri Berisha merr pjesë në inaugurimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ora 10.00- Në Hotel 'Tirana International', organizohet seminari për projektin: "Italia, Shqipëria dhe Greqia në Luftën kundër Trafikimit të Grave dhe Fëmijëve", nga Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, në bashkëpunim me CIES.
Ora 10.15-Në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave organizohet aktiviteti sensibilizues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit.
Ora 10.30- Në ambientet e Caritas-it shqiptar zhvillohet ceremonia e dorëzimit të një kontributi për të ndihmuar një ndër projektet kryesore të Fondacionit "Nënë Tereza", ai për realizimin e Muzeut "Nënë Tereza".
Ora 11:30- Në Sky Tower, Johan Mathisen, Senior Ekonomist ne Departamentin Europian te Politikave dhe te Studimive Rajonale te FMN-se, prezanton për mediat publikimin me te fundit te parashikimit ekonomik rajonal.
Ora 11:00- Universiteti Europian i Tiranes organizon një bashkebisedim me prof. Paul Hollander lidhur me rolin e intelektualeve perendimorë bashkekohorë në politike.
Ora 11.00- Në Hotel 'Tirana Intenational' zhvillohet paraqitja zyrtare e programit te mbeshtetjes se bashkepunimit ekonomik dhe tregtar te vendeve te Korridorit 8 (Itali, Shqiperi, Maqedoni) AMICO, nga ministria e Ekonomise, Konfindustria; Ambasada Italiane, etj;
Ora 11:00 -Në Muzeun Historik Kombëtar zhvillohet aktiviteti "Homazh - kushtuar mikut të Bullgarisë - Loro Boriçit"
Ora 17.30- Në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria në 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi", para Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, do të përurohet salloni i librit italian dhe shqiptar, falë bashkëpunimit me Fondacionin për Librin, Muzikën dhe Kulturën, Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Torinos dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë.
Ora 18:00 Kuvendi mblidhet në seancën plenare të radhës.
KOSOVË
-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitë zyrtare në Republikën e Turqi, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ora 14:00 -Qendra Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik, me seli ne Budapest, në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale, organizojnë në Prishtinë konferencën me temë: "Integrimi përmes përmirësimit të implementimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë". Ky projekt zbatohet me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luxemburgut.