Bajram Curri: Plagoset Rëndë Me Thikë Kreu I Policisë Bashkiake
BAJRAM CURRI, 20 maj/ATSH-R.Hoxha/ - Drejtuesi i policisë bashkiake të qytetit të Bajram Currit, në rrethin e Tropojës, u plagos rëndë me thikë pas mesnate.
Burime zyrtare të policisë lokale thanë se ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e llotosportit në Bajram Curri, kur pas një grindjeje për motive të dobta, Avni Gjyriçi, 39 vjeç, drejtues i policisë bashkiake, është goditur me thikë në gjoks shumë afër zemrës.
I plagosuri është dërguar në spitalin civil të qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas policisë, autori i krimit është Gëzim Mulgecaj, 25 vjeç, nga Bajram Curri, i cili pas kryerjes së krimit është larguar në drejtim të paditur. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë./ch/