Bosnje-Hercegovinë - Policia Arreston 30 Persona Në Kuadër Të Luftës Kundër Trafikut Të Drogës
SARAJEVË, 20 maj /ATSH-AFP/ - Rreth 30 persona u arrestuan sot nga policia boshnjake në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në Bosnje-Hercegovinë në lokalitetet kryesore të Republikës Serbe kundër trafikantëve të drogës dhe armëve, theksoi një zëdhënës i prokurorit boshnjak.
"Operacioni policor u ndërmor sot në disa qytete të Bosnje-Hercegovinës. Kërkimet u kryen në qindra vende ndërkohë që deri tani janë arrestuar rreth 30 persona", deklaroi për radion kombëtare Boris Grubeshiç, një zëdhënës i prokurorisë.
Ky është një nga operacionet më të rëndëshme të ndërmarra në Bosnje-Hercegovinë kundër rrjeteve mafioze.
Operacioni u ndërmor në dhjetra qytete dhe lokalitete në veri dhe verilindje të vendit, veçanërisht në Bërcko, Bijeljina, Banja Luka, Doboj dhe Përnjavor./
/ec/ a.jor.