Angli, 20 Maj NOA - Mesfushori i Çelsit, Deco, është një hap larg transferimit të tij tek ekipi brazilian i Fluminense.
Portugezi tashmë 33 vjeçar i ka kërkuar vetë ekipit londinez që të largohet dhe kjo megjithëse ai ka ende një vit kontratë me skuadrën e Çeslit.
Kështu për lojtarin është shfaqur tepër i gatshëm ekipi brazilian i cili me sa duket i ka ofruar atij një kontratë dy vjeçare.
Dëshira e Decos është që të firmosë këtë kontratë para fillimit të botërorit i cili do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Me sa duket dhe ekipi i Çelsit ka rënë në akord me Fluminense me kusht që ata të paguajnë dhe vlerën e lojtarit, e cila është një shifër prej 2 milionë eurosh.
r.b/NOA