English

Donte të ikte në Greqi, i dënuari me 20 vjet burg kapet në Kakavijë

Kakavijë, 20 maj, NOA – Një person i dënuar me 20 vjet burg, është kapur në flagrancë nga forcat e kufirit në Kakavijë, ndërsa tentonte të kalonte në shtetin grek.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Vilson Veizi, lindur dhe banues në Fier, i cili rezulton i dënuar nga gjykata e Durrësit me 20 vjet burg për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Vrasjes me dashje mbetur në tentativë”, të parashikuara këto nga nenet 78/1, 76, 22 të Kodit Penal.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ky person dispononte pasaportë biometrike dhe në pasaportë kishte një vizë greke, por gjatë verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi se ky ishte person i shpallur në kërkim.

Menjëherë pas kësaj, ai është ndaluar dhe është njoftuar drejtoria e policisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE