English

Durres-Kronika- Shkurt, Atsh, 20 Maj 2010

* Plagost adoleshenti, për motive të dobëta Policia arrestoi natën e kaluar tre adoleshentë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosën me armë zjarri bashkëmoshatarin e tyre A. Xh. Sipas policisë lokale, M. R., 17 vjeç, A. Xh., 16 vjeç dhe E. H., 16 vjeç, të tre nga Durrësi, pasi kanë konfliktuar për motive të dobta me 18-vjeçarin A. Xh., banues në të njejtën lagje me ta, kanë qëlluar duke e plagosur në bark me pistoletë. Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetën./g.kabashi/ * Humb jetën 64-vjeçarja, rrëzohet nga karroca Një grua 64-vjeçare humbi aksidentalisht jetën mbrëmjen e kaluar, pasi u rrëzua nga karroca me të cilën udhëtonte në një nga rrugët rajonale të fshatrave të rrethit të Durësit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 64-vjeçarja u rrëzua aksidentalisht nga karroca që drejtonte i biri 44-vjeçar në rrugën e fshatit Rrushkull, 32 km në veri të qytetit begdetar. Sipas burimeve lokale të policisë, "Aishe Spahiu është rrëzuar nga pakujdesia dhe ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe në trup./g.kabashi/ch/
KOMENTE