Ekon - Gjermania Kërkon T'I Vendosë Evropës Një Disiplinë Buxhetore Të Hekurt
BERLIN, 20 maj /ATSH-AFP/ - Gjermania, pasi pranoi të paguajë për vendet e zonës euro në vështirësi kërkon në këmbim vendosjen e një disipline buxhetore të riforcuar në Bashkimin Evropian me propozime të diskutueshme.
Debati do të nisë të premten në Bruksel me rastin e një takimi të ministrave evropianë të Financave nën drejtimin e presidentit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.
Të gjithë vendet evropiane janë angazhuar tashmë për të riforcuar Paktin e Stabilitetit që ka si qëllim të limitojë deficitet.
Gjermania do të propozojë të premten bllokimin e disa subvencioneve evropiane për vendet që nuk kujdesen për deficitet e tyre, një mundësi tashmë e parashikuar nga Komisoni Evropian./
/ec/ a.jor.