English

Ekon - Kina: Nuk Do T'U Nënshtrohemi Presioneve Për Juanin

PEKIN, 20 maj /ATSH-AFP/ - Kina hodhi poshtë presionet mbi nivelin e monedhës së saj, juanit, disa ditë nga diskutimet e nivelit të lartë me SHBA-në dhe uroi një stabilitet në përqindjen e këmbimit, në kuadër të krizës evropiane. "Ne nuk do të pranojmë presionet e jashtme. Presionet dhe zhurmat e jashtme nuk mund të frenojnë progreset tona'', deklaroi zëvendësministri i Financave, Zhu Guangyao, ndërkohë që prezantoi për shtypin sesionin e ardhshëm të Dialogut Strategjik dhe Ekonomik kino-amerikan. Ky dialog i nivelit të lartë, parashikuar të zhvillohet të hënën dhe të martën do të merret me çështjen e politikës kineze që ka të bëjë me përqindjen e këmbimit të juanit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE