English

Ekon - Strauss-Khan: Zona Euro Nuk Rrezikon ''Të Shpërthejë''

PARIS, 20 maj /ATSH-AFP/ - Zona euro nuk rrezikon të ''shpërthejnë'', por shqetësimi është që ajo të rikthehet në gjendjen e saj normale por të keqfunksionojë, deklaroi sot në Paris drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn, për televizionin ''France 2''. "Nuk besoj se zona euro është në rrezik të shpërthejë, në të kundërt, besoj se rreziku është të funksionojë keq", deklaroi Strauss-Kahn, i pyetur pas takimit të FMN-së në Uashington. "Nuk jam i sigurt që shkaqet bazë, kryesisht rritje ekonomike, të mund të arrijnë në një zgjidhje përmes një kohë shumë të shkurtër dhe në mënyrë të menjëhershme", theksoi drejtori i përgjithshëm FMN, duke shtuar se zgjidhet për krizën me të cilën po përballet Evropa ekzistojnë./ /i.p/
KOMENTE