Ekonomi - Shba - Nafta Bie Nën 65 Dollarë Për Herë Të Parë Që Prej Korrikut
NJU JORK, 20 maj /ATSH-AFP/ - Çmimi i fuçisë së naftës ra nën 65 dollarë sot në Nju Jork për herë të parë që prej korrikut, duke shënuar një rënie prej më tepër se 5 dollarë në karahasim me ditën e djeshme, në një treg ende të trazuar përballë krizës buxhetore të zonës euro.
Në New York Mercantinel Exchange (Nymex), fuçia e "light sweet crude" për livrimin e qershorit, ra deri në 64,24 dollarë pak përpara orës 17:00 GMT, niveli i saj më i ulët që prej 31 korrikut.
Rreth orës 17:15 GMT, ajo shkëmbehej me 64,61 dollarë, në rënie prej 5,26 dollarë (-7,53 për qind) në krahasim me një ditë më parë.
Investitorët shqetësohen për pasojën e krizës buxhetore në kërkesën për produkte të naftës në rajon dhe më në përgjithësi për rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë botën.
/I.Pu.