English

Ekonomi - Spanja Miraton Planin E Masave Shtrënguese Prej 15 Miliardë Euro Për Vitin 2010-2011

MADRID, 20 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria socialiste spanjolle miratoi sot në mbrëmje dekretligjin që përfshin me masat e rrepta ekonomike shtesë për vitin 2010 dhe 2011 prej 15 miliardë eurosh, ndër të cilat një ulje të pagave për funksionarët, njoftoi zëvendëskryeministrja. "Këto masa të rrepta ekonomike kanë si objektiv përshpejtimin e procesit të zvogëlimit të deficitit publik që është rritur në 11,2 për qind të PBB-së në vitin 2009 dhe që Madridi kërkon ta zvogëlojë në 3 për qind në vitin 2013", deklaroi Maria Teresa Fernandez de la Vega në përfundim të këshillit të ministrave. /I.Pu.
KOMENTE