English

Ekonomi - Zona Euro - Sarkozy Dhe Merkel Angazhohen Për Bashkëpunim Të Ngushtë

BERLIN, 20 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy u angazhuan sot gjatë një bisede telefonike për bashkëpunim të ngushtë në bisedimet e ardhshme për reformën e zonës euro, bëri të ditur Berlini. "Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy zhvilluan sot një bisedë telefonike të hollësishme" u shpreh zëdhënësi i qeverisë gjermane Ulrich Wilhelm, në një komunikatë. "Ata ranë dakord në faktin që Gjermania dhe Franca të bashkëpunojnë ngushtë gjatë bisedimeve të 'Van Romuy Task Force' që fillojnë më 21 maj në Bruksel", vazhdoi ai. Debati për një reformë të zonës euro pritet të fillojë zyrtarisht nesër (të premten) në Bruksel me rastin e një mbledhjeje të ministrave evropianë të Financave nën atoritetin e presidentit të Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy. Merkel dhe Sarkozy premtuan gjithashtu fillimin e një "përgatitjeje të përbashkët" të Këshillit Evropian më 17 qershor dhe të samiteve të G8-s dhe G20 të parashikuar muajin e ardhshëm në Kanada, shtoi zëdhënësi i kancelarisë. Në këtë kuadër, presidenti francez pranoi ftesën e bërë nga Merkel dhe do të shkojë në Berlin më 7 qershor, shtoi i njëjti burim. /I.Pu.
KOMENTE