English

Ende tension në Tajlandë, shkëmbime zjarri ndaj opozitës

Bangkok, 20 maj, NOA - gjendja në Tajlandë vazhdon të jetë e tensionuar, edhe pse u duk sikur pas ofensivës së fundit ushtarake, opozita e këmishëkuqve u tërhoq nda sulmet e saj kundër qeverisë.

Sërish në kryeqytetin e saj, Bangkok, janë zhvilluar shkëmbime të reja zjarri, ndërsa ndihet era e tymit të barutit ndihet kudo.

Ndërkaq, udhëheqësit e opozitës në Tajlandë pas aksioneve të fundit të ushtrisë janë detyruar të kapitullojnë dhe janë arrestuar prej forcave policore.

Sipas të dhënave, gjatë përleshjeve në rrugë të ditëve të fundit në Tajlandë janë vrarë të paktën 40 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

n.e/NOA

KOMENTE