English

Francë - Arrestohet Shefi Ushtarak I Eta-S

BORDO (Francë), 20 maj /ATSH-AFP/ - Shefi i dyshuar ushtarak i ETA-s, Mikel Karrera Sarobe dhe dy anëtarë të tjerë të dyshuar të organizatës separatiste baske u arrestuan sot në Bayonne, në jugperëndim të Francës, bënë të ditur burime të afërta me hetimet. ''Mes anëtarëve të tjerë të arrestuar, një burrë dhe një grua ndodheshin në makinën e ETA-s'', theksoi një burim i afërt i hetimit. ''Arrestimet e këtyre tre personave, të gjithë me kombësi spanjolle, u kryen në orën 04:15 GMT në një shtëpi private në Bayonne'', theksoi një burim tjetër pa dhënë shumë detaje./ /ec/ a.jor.
KOMENTE