English

Greqi - Një Grevë E Re Paralizon Vendin

ATHINË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Një grevë e re 24-orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike dhe reformës së pensioneve nga ana e qeverisë ka paralizuar sot gjithë Greqinë për herë të katërt që nga fillimi i krizës financiare në vendin ballkanik. Sidoqoftë, kjo grevë nuk ka përfshirë trafikun ajror ndërkombëtar si edhe nuk ka provokuar terr informativ. Kjo protestë, që nuk do të jetë e fundit sipas sindakalistëve, ka frenuar trafikun detar, hekurudhor, rrugët ndërqytetëse dhe ato qytetëse. Spitalet janë mbyllur përveç shërbimit të urgjencës, shkollat po ashtu përveç atyre që kanë provime për në universitet, zyrat e administratës, ministritë, bankat e tjerë. Në grevë nuk marrin pjesë kontrollorët e ajrit për të mënjanuar rëndimin e gjendjes së krijuar në turizëm. Po kështu, në grevë nuk marrin pjesë gazetarët./ a.jor.
KOMENTE