Athinë, 20 maj, NOA – Punonjësit në Greqi pritet që të hidhen sërish sot në një grevë të përgjithshme, si ajo që realizuan para pak ditësh, në kundërshtim të masave të kursimit të qeverisë Papandreu.
Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilave, sindikatat më të mëdha në vend kanë shpallur për sot grevën e përgjithshme, ku në funksion do të jenë vetëm disa sektorë të transportit, që do të punojnë me orar të kufizuar nga ora 10:00-16:00.
Ndërkaq, parashikohet që për sot të qëndrojnë të mbyllura edhe portet apo transporti hekurudhor, kurse nga transporti ajror janë pezulluar 35 fluturime.
n.e/NOA