English

Hiqej si investitor, ekstradohet nga Athina mashtruesi i shumë kompanive

Tiranë, 20 Maj, NOA Lajm dhe foto Update – Paraqitej si investitor por nga ana tjetër, i mashtronte subjektet private duke mundur t’u përvetësonte shuma të mëdha parash, e për këtë arsye, gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë të arrestit me burg.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Indrit Aliu nga Vlora, i cili është ekstraduar ditën e sotme nga kryeqyteti grek, Athinë, për t’iu dorëzuar drejtësisë shqiptare dhe për të kryer dënimin përkatës, bazuar në veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, ky ekstradim është mundësuar nga zyra e “Interpol Tirana” në bashkëpunim me atë të zyrës homologe në Greqi.

Kjo ka bërë, që më në fund, sot i kërkuari Aliu t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

n.e/NOA

KOMENTE