Hungari - Vizita E Parë E Orban Në Postin E Kryeministrit Zhvillohet Në Poloni
BUDAPEST, maj 20 /ATSH-MTI/ - Viktor Orban, kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Poloni, pas betimit dhe marrjes zyrtare të detyrës, deklaroi zëdhënësi i partisë qeverisëse, 'Fidesz'.
Orban dhe qeveria e tij do të bëjnë betimin zyrtar më 29 maj.
''Kryeministri Orban do të udhëtojë drejt kryeqytetin e Polonisë më 31 maj, ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij polak, Donald Tusk për bisedime që përqendrohen në Evropën Qendrore'', u shpreh Peter Szijjarto.
Orban më pas do të zhvillojë vizitën e tij të dytë zyrtare në detyrën e kryeministrit në Bruksel më 3 qershor.
Axhenda e tij në Bruksel përfshin takime me Herman Van Rompuy, presidenti i Këshillit Evropian, si dhe me Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Evropian.
''Një vizitë e mundshme në Sllovakia do të organizohet pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend'', u shpreh Szijjarto./
/i.p/