English

Ikja në Strasburg me charter, Berisha nuk e anulon aspak axhendën e tij

Tiranë, 20 maj, NOA – Që prej mbrëmjes së djeshme, sytë dhe mendja e shqiptarëve nga çadrat e grevës së urisë së socialistëve, janë drejtuar tashmë nga Strasburgu, ku do të ulen sot në një darkë përballë njëri-tjetrit dy liderët politikë të vendit, Sali Berisha dhe Edi Rama.

E ndërsa pritshmëria e negociatave në Strasburg po krijon një tendosje “nervash” në qarqet e politikës shqiptare, duket se kryeministri Berisha e ka marrë me shumë qetësi këtë moment, gjë që e tregon edhe mosprishja e asnjë elementi të përcaktuar më parë prej tij në axhendën e kësaj dite.

Kështu, ashtu siç edhe ishte parashikuar, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të mjediseve të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku pritet që ai të mbajë edhe një fjalim të rastit.

Por edhe në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, e cila po zhvillohet gjatë këtyre momenteve.

Ndërkaq, burime konfidenciale bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se parashikohet që kreut të qeverisë t’i sigurohet vajtja drejt Strasburgut me një charter të posaçëm, i cili do të urdhërohet prej ministrisë së Punëve të Jashtme nga një kompani private.

Sikundër, të njëjtat burime pohojnë se pritet që po me të njëjtin mjet, të udhëtojë së bashku me kreun e qeverisë, edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE