English

Irak - Të Paktën Pesë Të Vdekur Nga Disa Sulme Kamikaze Në Mosul

BAGDAD, 20 maj /ATSH-AFP/ - Pesë irakianë, ndër të cilët tre policë, mbetën të vdekur sot në qytetin e Mosulit, rreth 350 kilometra në veri të Bagdadit, deklaruan disa burime policore. Tre persona, ndër të cilët një polic, mbetën të vdekur gjatë një atentati kamikaz që kishte si shënjestër një postëkomandë kontrolli në lagjen Chifa, në qendër të Mosulit, sipas këtyre burimeve. Dy policë të tjerë mbetën të vdekur nga shkëmbime zjarri, me persona të paidentifikuar të cilët sulmuan postëkomandën e kontrollit. Mosuli është një ndër qytetet më të dhunshme të Irakut, ku atentatet dhe sulmet kundër forcave të sigurisë janë të përditshme./ /i.p/
KOMENTE